Një natë më parë, i ftuar në emisionin “Opinion”, Ervin Salianji deklaroi se janë përjashtuar nga Partia Demokratike dega Durrës kreu i grupit të këshilltarëve bashkiakë, Dritan Burgija, dhe sekretari i degës, njëkohësisht këshilltar bashkiak, Arlind Boshku.
Salianji deklaroi se ata janë përjashtuar për shkak se kanë dalë në mbështetje të tij.
Kujtojmë se në takimin e zhvilluar nga Salianji me mbështetës të PD pak kohë më parë në Durrës, Burgija dhe Boshku ishin të pranishëm në sallë.





