Të dielën e 29 marsit do të mbahen zgjedhjet për kryetar të Partisë Demokratike, dega Durrës 2.
Kandidatët në garë janë kreu aktual i degës, Osman Stafa, dhe mjeku Selman Drizi. Në një postim të pak minutave më parë, Osman Stafa tregon arsyet se pse ka vendosur të kandidojë për kryetar i degës të cilën drejton aktualisht.
“Si një nga themeluesit e PD-së e ndjej si mision dhe detyrë të jap kontributin tim ndaj një misioni të pa kryer. Politika është vizion. Unë jam i qartë mbi rrugëtimin tonë të përbashkët si dhe ku duhet të shkojmë“, shkruan Stafa.
Ai shton më tej se ka qenë, është dhe do të vazhdojë të jetë pjesë e rrugëtimit të Partisë Demokratike në kohë me diell dhe me shi.
“Politika dhe sidomos opozitarizmi është sakrificë dhe qendrueshmëri. Unë jam produkt sakrifice në emër të opozitarizmit si mision dhe qëllim.
E fundit, politika ëdhë bashkim idesh, vullnetesh dhe qëllimesh. Gjat kontributit tim politik bashkimi në ide, qëllime dhe sakrific ka qenë mision i qëndrimit tim politik dhe qytetar.
Opozitarizmi nuk është aventurë!
Vota juaj është alternativë dhe përgjegjësi.“, përfundon statusin e tij Osman Stafa.





