Bordi i Transparencës ka vendosur ditën e enjte çmimin tavan për tregtimin e hidrokarbureve në vend.
Nga dita e djeshme, nafta me pakicë nuk do të tregtohet më shumë se çmimi 203 lekë/litër, ndërsa benzina me pakicë më shumë se 175 lekë/litër. Sipas vendimit, hidrokarburet sot në Durrës tregtohen me këto çmime.
Vendimi hyri në fuqi të enjten në orën 18:30. Gjatë ditëve të fundit, çmimi i naftës në treg arriti deri në 217 lekë/litri.





