Ndeshja historike ndërmjet Kosovës dhe Turqisë që zhvillohet sonte në “Fadil Vokrri” në Prishtinë do të ndiqet edhe nga katërshja e UÇK-së në Hagë, raporton KosovaPress.
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi do të kenë mundësinë t’i përjetojnë emocionet e forta të 90-minutëshit historik nga ballafaqimi i Dardanëve me rivalin e finales së play-off-it të Botërorit 2026.
Kjo ndeshje do të përcillet nga Qendra e Paraburgimit në Sheveningen të Hagës përmes Televizionit Publik të Kosovës.
Kjo i është konfirmuar KosovaPress-it nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së.
Ndeshja historike mes Kosovës dhe Turqisë zhvillohet sonte në stadiumin “Fadil Vokrri”, nga ora 20:45.
Një fitore eventuale e Kosovës sot, vlen një vend në Kampionatin Botëror të futbollit 2026./Kosovapress





