Para nisjes së sfidës Kosovë-Turqi, tensioni u rrit në stadiumin “Fadil Vokrri”. Sipas “GazetaDemos”, disa tifozë turq janë shoqëruar nga policia pas incidenteve dhe trazirave të shkaktuara në ambientet përreth stadiumit.
Kjo ndeshje ka një rëndësi të veçantë për të dyja përfaqësueset.
Kosova synon të shkruajë historinë duke siguruar një kualifikim të parë në Kupën e Botës, ndërsa Turqia është në kërkim të rikthimit në këtë kompeticion madhor pas një mungese 24-vjeçare.
Kujtojmë se përfaqësuesja turke ka marrë pjesë tri herë më parë në Botëror.





