Pas eliminimit të Italisë nga Kupa e Botës për herë të tretë radhazi, Kombëtarja italiane gjendet përpara një periudhe reflektimi dhe rikonstruktimi. Rino Gattuso ka shumë gjasa të mos vazhdojë si trajner i Azzurrëve. Më pas humbjes, presidenti i FIGC-së, Gabriele Gravina, i kërkoi të qëndrojë, por trajneri nuk dha një përgjigje definitive. Shumë shenja tregojnë se ai mund të bëjë një hap mbrapa, para se të propozohet rinovimi i kontratës. Në këtë situatë, duket se një rikthim i Roberto Mancinit mund të jetë i mundshëm. Pas përvojës së tij në Arabinë Saudite me Al-Sadd, trajneri mund të marrë në konsideratë të rikthehet në Itali, sidomos nëse nuk vjen një ofertë e veçantë nga ndonjë klub.

Një alternativë tjetër e diskutuar është Antonio Conte, i cili ka përvojë si trajner i Kombëtares dhe aktualisht është në Napoli. Një rikthim i mundshëm mund të jetë më pak stresues dhe i kombinuar me më shumë kohë për familjen, por çështja e pagës mbetet pengesë. Federata po vlerëson gjithashtu trajnerët e rinj si Silvio Baldini, që po punon me U-21, por ndërprerja e projektit të kësaj gjenerate mund të jetë kundërproduktive. Gjithashtu mbetet ideja e rikthimit të ish-kampionëve të botës 2006, por shumë prej tyre, si Fabio Cannavaro, janë angazhuar tashmë me Kombëtare të tjera, si Uzbekistani, që do të jetë në Botëror, ndryshe nga Italia.