Sërish lajme të mira nga Italia ku vijon të ulet numri i viktimave nga koronavirusi. Gjatë 24 orëve të fundit, regjistrohen vetëm 18 të vdekur, numri më i ulët ky që nga nisja e pandemisë.

Lajme të mira edhe sa i përket infektimeve të reja: vetëm 122 ku 62 raste janë vetëm në rajonin e Lombardisë.  Me shifrat e sotme, numri total i të prekurve arrin në 238.833, ndërsa ai i viktimave në 34.675.