Një ngjarje e rëndë ka tronditur sportin e garave me motora. Ben Godfrei, piloti britanik i Superbike humbi jetën në një aksident në Donington Park.

25-vjeçari është rrëzuar nga motori i tij pas një përplasje me një tjetër pilot gjatë garës “No Limits Trackdays” mbi cirkuitin e Leicestershire.

Lajmin e rëndë e ka komunikuar vetë No Limits, që ka zyrtarizuar incidentin e ka konfirmuar vdekjen e djaloshit:

“Gjatë sesionit të dytë të grupit të avancuar të ditës sonë në No Limits Track në Donington Park, Ben Godfrej, 25-vjeç, është përplasur me një motor tjetër dhe është rrëzuar nga motori.Tragjikisht, ka pësuar lëndime të rënda e pavarësisht asistencës mjekësore të menjëhershme në vend, ka humbur jetën pak më pas”, thuhej në njoftimin zyrtar.