Në fillim ishte zhgënjimi për dështimin e radhës për kualifikimin në Botëror dhe tani janë shumë ironi e tallje në rrjetet sociale. Tifozët e Italisë nuk po përjetojnë një periudhë të lehtë që në orët e fundit u deshën të durojnë edhe provokimet e kanadezëve në rrjetet sociale. Mos prisni 4 vjet, ndryshoni fanelë dhe zgjidh Kanadanë’– është nisma e kanadezëve të cilët do të përballeshin pikërisht me Italinë në fazën e grupeve të Botërorit e shfaqur në rrjetet sociale. Postimi i referohej mundësisë që të merrej fanela e Canucks duke lënë atë të Italisë.
Një nismë që në mënyrë të paevitueshme shkaktoi edhe kritika aq sa u bë e nevojshme publikimi i një postimi tjetër për të qetësuar shpirtrat. ‘E duam komunitetin tonë italo-kanadez, në të gjithë vendin kanë kontribuuar për të formuar futbollin kanadez dhe duam që të dinë se skuadra jonë është gati që të përfaqësojë ata dhe të gjithë kanadezët në skenën botërore’-shkruhej në postimin pasues.





