Camerata Brigantina, orkestra e  harqeve, themeluarnga violinisti shqiptar Florian Vlashi në këtë fundjavëtë Shenjtë ishte protagoniste e koncertit në Betanzos, qyteti ku ajo  u formua.

Variacione mbi Pasionin “La Folia” e ka titulluarkoncertin violinist dhe dirigjenti Vlashi, i cili së bashkume bashkëshorten violonçeliste Rediana LukaçI që ngaviti 1992 punojnë dhe  jetojnë në Korunja (Spanjë).

Koncerti u hap me Diego Ortiz (1510 – 1570), një ngaautorët e parë që krijoi temën “La Folia”, e që vazhdontë tingëllojë për më shumë se 400 vite nga Lully e Vivaldi e deri te Arcangelo Corelli.

“Programi ynë dialogon me Javën e Shenjtë: të dyjashprehin  ciklin njerëzor: dhëmbje-gëzim; rregull-kaos; arsye-pasion – shprehet dirigjenti Florian Vlashi.

La Folia, e lindur në Gadishullin Iberik gjatë Rilindjes, është një kërcim me energji të vrullshme dhe karakterhipnotik.

Camerata Brigantina që interpretoi në concert, e formuar para 19 vitesh në Betanzos dhe besnike ndajemrit të saj me origjinë fiorentine, bashkon me profesorët edhe talentet e reja të bindur se nuk ka art tëmadh pa pasion, sakrificë dhhe dashuri.

Ky është në fund të fundit edhe thelbi I jetës – përfundoi Florian Vlashi.

Violinisti shqiptar në vitin 1996 ka formuar në Spanjëansamblin “Shekulli XX”, me një veprimtari 30-vjeçare.

Që nga viti 2003 Florian Vlashi organizoi në Durrës“Bienalen Netët e Muzikës Klasike”, e cila u ndërpre20 vjet më pas për mungesë të mmbështetjes nga ana e institucioneve lokale.

G. K.