Disfata e Italisë në mbrëmjen e 31 marsit ndaj Bosnjes që vulosi lënien jashtë Botërorit të Italisë për të tretën herë radhazi u komentua edhe nga një emër që e njeh mirë futbollin në vendin e Apenineve. Bëhet fjalë për ish sulmuesin e Interit, Jurgen Klinsmann që ka qenë pjesë e skuadrës së drejtuar nga Trapattoni me të cilën arriti të fitojë edhe një Kupë UEFA. Në një intervistë për median italiane Klinsmann vuri në dukje mungesën e besimit te të rinjtë në kampionatet e futbollit.

‘Vuajta shumë bashkë me miqtë e mi italianë në Los Angeles. Natën mezi më zuri gjumi. Italia po paguan mungesën e liderëve, futbollistëve që driblojnë kundërshtarin dhe besimit te të rinjtë-tha Klinsmann në intervistën e tij-te ju, Yamal dhe Musiala me shumë mundësi do të dërgoheshin të luanin në Serie B për të fituar eksperiencë. Shumë trajnerë edhe sot punojnë me objektivin për të mos humbur dhe jo për të fituar me çdo kusht dhe këto janë rezultatet’.