Kriza e futbollit italian është tema që po diskutohet më shumë këto ditë dhe ai që e komentoi këtë ishte edhe Claudio Gentile, ish trajneri i kombëtares italiane të U21. Gentile foli në një intervistë për të përditshmen italiane ‘La Repubblica’ teksa në mënyrë të veçantë tregoi një episod që i ndodhi gjatë periudhës kur ishte në postin e tij në 2000-2006.
‘Skuadrat i bëjnë agjentët e futbollistëve, edhe Kombëtaren, sidomos Kombëtaren-tregon Claudio Gentile-kur punoja me U21 erdhën te unë me një çantë plot me parà:
‘Është e jotja nëse merr ata që të themi ne’-më thanë. Dhe unë iu thashë të largoheshin menjëherë ose do të thërrisja karabinierët’. Më pas Gentile foli për ngjarjet që pasuan. ‘Përfundoi me largimin tim-shtoi Claudio Gentile-nëse nuk je kukull nuk je pjesë e lojës, por kjo histori duhet të ndryshoje. Një futbollist kampion bote në 1982 si president i Federatës? Nuk jemi të korruptueshëm, nuk do të ndodhë’.





