Gjyqtarja Esra Arikboga u përfshi në një incident gjatë ndeshjes së kategorisë së tretë në Turqi, mes Bursaspor dhe Mardin. Në një aksion pranë vijës anësore, Mehmet Manis i Mardin 1969, goditi pa dashje gjyqtaren Arikbogën në një zonë të fushës të mbuluar me baltë.

Ajo mori disa sekonda kohë për t’u ngritur dhe madje e shikoi futbollistin Manis, që nga ana e tij, e injoroi atë dhe u kthye në fushë. Mënyra se si lojtari eci pranë Arikbogës pa e shikuar ose pa kërkuar falje për atë që ndodhi, përfundoi duke pasur pasoja në mediat sociale, me disa komente që kritikuan qëndrimin e futbollistit.