Komisioni i disiplinës ka konfirmuar se trajneri i Atalantës Xhan Piero Gasperini dhe futbollisti Mario Pasaliç do të mungojnë në ndeshjen e ardhshme kundër Lacios.

Ky vendim erdhi pasi Gasperini kontestoi vendimet e VAR-it në fitoren 4-1 që ekipi i tij mori kundër Sasuolos dhe u përjashtua me karton të kuq nga albitri.

Ndërsa Pasaliç do mungojë pasi ka arritur numrin prej 5 kartonave të verdhë.

Komisioni i disiplinës dënoi me gjobë 2000 euro mesfushorin e Interit Roberto Galiardini për simulim në zonën e penalltisë.