Mbrojtësi i Barcelonës, Pau Kubarsi ka thyer heshtjen pasi mori kartonin e kuq mbrëmë kundër Atletiko Madridit. Ndërhyrja e gabuar ndaj Xhuliano Simeones u pagua shtrenjtë nga spanjolli dhe nga vetë klubi, që pësoi 2 gola pas daljes së tij nga fusha. Sot përmes një postimi në “Instagram”, Kubarsi shkruan se merr përgjegjësinë për atë që ndodhi mbrëmë në “Camp Nou”.

“Një veprim përcakton ndeshjen dhe barazimin. Ky është futbolli dhe unë marr përgjegjësinë për rezultatin. Ka ende shumë rrugë për të bërë në këtë përballje dy-ndeshjesh, dhe ne jemi më të bashkuar se kurrë, jemi një familje dhe gjithmonë e kemi treguar këtë. Duke ecur përpara, me përpjekje dhe vendosmëri, nuk do të dorëzohemi kurrë”, shkruan 19-vjeçari.