Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjirokastër, ku si pasojë ka mbetur i plagosur rëndë një person. Mësohet se, bashkëpronari i një hoteli ka rënë nga tarraca e kësaj të fundit dhe është dërguar në gjendje kritike në spital.

60-vjeçari me inicialet, K.S gjendej në tarracë dhe më pas ka rënë nga një lartësi gati 15 metra. Në vendngjarje ka shkuar autoambulanca, e cila ka transportuar në spitali. Ndërkohë, Grupi hetimor po heton rrethanat e plota të ngjarjes.