Policia e Bajram Curri ka shpallur në kërkim një 26-vjeçar, të identifikuar me inicialet A. I., pas të shtënave me armë zjarri të regjistruara mbrëmjen e djeshme.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00 në një lokal të qytetit, ku pas një konflikti për motive të dobëta, i riu dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të dy personave, S. M. dhe S. D., 18 vjeç dhe plagosi njërin prej tyre.
Njoftimi:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Tropojë shpallën në kërkim shtetasin A. I., 26 vjeç, banues në Bajram Curri.
Ky shtetas, më datë 10.04.2026, rreth orës 23:00, në një lokal në qytetin e Bajram Currit, pas një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasve S. M. dhe S. D., 18 vjeç, banues në Bajram Curri.
Si pasojë e të shtënave është plagosur në dorë shtetasi S. M., i cili mori ndihmë mjekësore dhe u largua për në banesë.
Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për lokalizimin dhe kapjen e autorit.
Ndërkohë vijojnë veprimet hetimore nën drejtimin e Prokurorisë për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.





