Një fëmijë trevjeçar ka rënë nga ballkoni i një pallati në zonën e Skelës, duke humbur jetën minuta më pas në spitalin e Vlorës, megjithë përpjekjet e bëra nga bluzat e bardha për ta shpëtuar.
Menjëherë në vendngjarje pas njoftimit mbrëmjen e sotme (12 prill), kanë mbërritur ambulanca, të cilat e kanë transportuar të miturin drejt Spitalit Rajonal të Vlorës. Rënia ka ndodhur nga kati i katërt.
Sipas mjekëve, gjendja shëndetësore e fëmijës paraqitej shumë e rëndë, për shkak të dëmtimeve të shumta të marra nga rënia.
Bluzat e bardha bënë përpjekje maksimale për ta mbajtur në jetë, por situata ishte kritike dhe fëmija nuk mbijetoi dot.





