Presidenti i SHBA, Donald Trump ka publikuar në rrjete sociale një imazh të krijuar nga Inteligjenca Artificiale, ku shfaqet si “Mesia”.
Ai shfaqet me një veshje të kuqe dhe të bardhë, me dorën e djathtë mbi ballin e një burri të sëmurë dhe dritë hyjnore që buron nga e majta, i rrethuar nga një mjek, një ushtar dhe figura të tjera adhuruese.
Imazhi i krijuar me Inteligjencë Artificiale u postua në llogarinë e tij në Truth Social, menjëherë pasi kritikoi publikisht Papa Leone XIV pas komenteve për luftën.
“Leo duhet të vijë në vete, të përdorë logjikën e shëndoshë, të ndalojë së shërbyeri të Majtës Radikale dhe të përqendrohet në të qenit një Papë i madh, jo një politikan”, shkroi Trump, ndër të tjera, në një postim në Truth Social.
Por, Papa, në një reagim sot, theksoi se nuk do të ndalonte së foluri për t’i dhënë fund luftës dhe duke promovuar dialogun e paqen.





