Kryeministri Edi Rama deklaroi se vendi do të bëhet eksportues i anjeve ushtarake. Gjatë fjalës së tij në takimin me operatorët turistik në qytetin e Vlorës, Rama u shpreh se përveç se do të plotësohen nevojat e vendit, kjo do jetë një e mirë për ekonominë.
Rama tha se duhet të bëhen më shumë parkime me pagesë, ndërsa e cilësoj këtë si një investim fitimprurës dhe të dobishëm.
Edi Rama: Kemi lidhur një kontratë të madhe me Fincantierin për kantierin e Pashalimanit ku do fillojmë ndërtimin e anijeve. Do bëhemi eksportues të anijeve ushtarake nga Shqipëria përveç se do plotësojmë nevojat tona, edhe kjo do jetë një e mirë për ekonominë.
Kemi nevojë të investojmë shumë, por duhet edhe të balancojmë. Është e rëndësishme dhe ajo që turistët gjejnë jashtë hoteleve. Është shumë e rëndësishme të jemi të vëmendshëm ndaj pastrimit.
Për plazhet kemi bërë një plan të mirë. E fundit, na duhen më shumë parkime. Dy parkime nisin së shpejti, një në Skelë një te sheshi i Lungomares, që do akomodojnë rreth 600 makina të dyja bashkë, por nuk mjaftojnë. Duhet ta merrni këtë gjë si një investim të rëndësishëm me kthim të shpejtë. Është një investim fitimprurës shumë i dobishëm. Bëni parkime me pagesë, do ju kthehet në mirësi të madhe. Ne po e bëjmë planin, do e lancojmë së shpejti.





