Ushtria amerikane nisi të hënën zbatimin e një bllokade të të gjithë trafikut detar që hyn dhe del nga portet iraniane.
Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM), e cila është përgjegjëse për operacionet ushtarake në Lindjen e Mesme dhe gjetkë, tha të dielën se bllokada do të “zbatohet në mënyrë të paanshme kundër anijeve të të gjitha kombeve” që hyjnë ose dalin nga portet iraniane në Gjirin Persik dhe Gjirin e Omanit.
“Forcat e CENTCOM-it nuk do të pengojnë lirinë e lundrimit për anijet që kalojnë Ngushticën e Hormuzit për në dhe nga portet jo-iraniane”, tha ajo.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi një bllokadë ndaj porteve iraniane që do të hyjë në fuqi të hënën në orën 14:00.
Njoftimi pasoi bisedimet e rralla të drejtpërdrejta midis SHBA-së dhe Iranit në Pakistan gjatë fundjavës që synonin t’i jepnin fund luftës që filloi më 28 shkurt, por negociatat dështuan të prodhonin një marrëveshje.





