Një konflikt i dhunshëm mes disa të rinjve ka ndodhur sot në lagjen nr. 2 të Korçës. Përplasja nisi me grushte pranë kinemasë, ndërsa dyshohet se u përdorën edhe sende të forta.
Një person i dëmtuar ka mbërritur në spital me çarje të rënda në trup. Ai u rrëzua mbi kangjella pas goditjeve, por aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po këqyr kamerat e bizneseve përreth. Ndërkohë. hetuesit po marrin dëshmi nga dëshmitarët për të identifikuar personat që u larguan.





