Në Itali sot është verifikuar numri më i ulët i viktimave nga Covid-19, shifër që nuk ishte shënuar prej datës 2 mars 2020.
Sipas të dhënave të Mbrojtjes Civile, në 24 orët e fundit numri i viktimave ka arritur në 34 634 e janë regjistruar 24 viktima më shumë se një ditë më parë.
Janë shënuar 224 raste pozitive duke e çuar numrin e tyre në 238 499.
Rritet ditë pas dite dhe numri i personave që shërohen nga Covid-19. Aktualisht janë 182 893 të shëruar në total, teksa janë 440 të shëruar më shumë në 24 orët e fundit.
Pacientët aktivë me Covid-19 në Itali janë reduktuar në 20 972.
Po ashtu dhe në strukturat spitalore numri i pacientëve që po kurohen është ulur në 2134 dhe prej tyre 148 janë të shtruar në repartet e terapisë intensive.
Në 24 orët e fundit në Itali janë kryer rreth 41 mijë tamponë.





