Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se lufta me Iranin është “pothuajse e përfunduar”, duke shtuar se e konsideron fundin e konfliktit “shumë pranë”.

Në një intervistë për Fox News, Trump theksoi optimizmin e tij për zhvillimet në terren, ndërsa paralelisht ushtria amerikane njoftoi se ka zbatuar plotësisht bllokadën në Ngushticën e Hormuzit, një pikë strategjike për tregtinë globale të energjisë.

“Më është dashur të ndërhyj, sepse nëse nuk do ta kisha bërë, Irani do të kishte një armë bërthamore tani”, tha ai, duke shtuar: “Dhe nëse do të kishin një armë bërthamore, do t’i thërrisnit të gjithë atje ‘zotëri’ – dhe nuk do të donit ta bënit këtë.”

Kur u pyet drejtpërdrejt nëse lufta kishte mbaruar, ai u përgjigj: “Mendoj se është afër përfundimit, po. Mendoj se është shumë afër përfundimit.”

Ndërkohë, pritet një raund i ri negociatash diplomatike, ku zëvendëspresidenti amerikan JD Vance ka ritheksuar qëndrimin e Uashingtonit se Irani nuk duhet të zotërojë armë bërthamore.