Diego Simeones nuk i kanë pëlqyer thumbimet e Lamin Jamal para përballjes së Barcelonës me Atletikon e tij dhe pasi eliminoi katalanasit, nuk ngurroi të tallej me spanjollin që i kishte kërkuar “nder” për ta lënë të luante një kundër një me futbollistët madrilenë. “Ai është një djalë i mirë me shumë talent. Ai kërkoi një ndeshje një kundër një, shënoi në minutën e tretë dhe mediat duan ta kurorëzojnë mbret të Europës”, ishte thumbimi i Simeones në deklarata për “SportMediaset”.

Por driblimet e tij nuk e frikësojnë Simeonen, siç shpjegoi më pas trajneri argjentinas. “Në futboll, e vetmja gjë që ka rëndësi është se kush është në short ditën e nesërme. Shtypi do që unë të kem frikë nga një adoleshent vetëm sepse ai bën driblime dhe jep intervista me vetëbesim? Ju lutem! Për një dekadë, më është dashur të qëndroj në vijën anësore dhe të shikoj Kristiano Ronaldon të shënojë tregolësha për të eliminuar në të vërtetë ekipin tim nga kjo garë. Kjo është frikë e vërtetë.

Lamin luajti një ndeshje të mrekullueshme sonte, por realiteti është se ne do të shkojmë në gjysmëfinale dhe ai do të shkojë në shtëpi për të na parë në TV. Ka një ndryshim të madh midis të luajturit një ndeshjeje të këndshme dhe të qenit një makth”, ishin fjalët e Simeones, të cilat padyshim do ndezin edhe më shumë rivalitetin mes Atletikos dhe Barçës në të ardhmen.