Të tjera detaje mësohen nga sulmi me 4 persona të vrarë dhe 20 të plagosur në një shkollë të mesme në Kahramanmaraş të Turqisë. Sipas mediave, mes viktimave është edhe autori, i cili i dha fund jetës pasi kreu sulmin.
Ngjarja e rëndë u shënua rreth orës 13:30 në shkollën e mesme Ayser Çalık në lagjen Onikişubat. 4 nga të plagosurit janë në gjendje kritike.
Autori, nxënës i klasës së tetë në atë shkollë, raportohet se hapi zjarr në dy klasa. Ai ka hyrë brenda shkollës me 5 armë dhe 7 karikatorë në çantë, të cilat dyshohet se i përkisnin të atit që është një ish oficer policie.
“Sulmuesi vrau veten duke qëlluar gjatë kaosit. Ai ishte një nxënës i klasës së 8-të dhe babai i tij është një ish-oficer policie. Ne besojmë se ai solli armët me vete. Ai erdhi në shkollë me 5 armë dhe 7 karikatorë“, thanë autoritetet.





