Ka raportime se Miralem Pjaniç nuk do të aktivizohet në ndeshjen e nesërme që Juventusi do luajë kundër Bolonjas, pas një tensioni mes boshnjakut dhe Sarrit në stërvitje.

Sipas “La Stampa”, ka pasur një përplasje në stërvitje mes mesfushorit dhe trajnerit të tij. Pjaniç ka qenë i lakuar për një transferim te Barcelona, dhe nesër me shumë mundësi do mungojë në sfidën ndaj Bolonjës.

Edhe Kristiano Ronaldo është gjithashtu i frustruar me faktin që po përdoret nga Sarri si sulmues qendror, në vend të të dëmtuarit Higuain.