Elbasani është afruar me Vllazninë e kreut falë një fitoreje të vështirë me përmbysje me shifrat 2-1 përballë Teutës arritur në sekondat e fundit të sfidës në “Niko Dovana”. Pas një pjese të parë shumë të luftuar, durrsakët ishin me meritë në avantazh falë penalltisë së Arifit.
Por në të dytën, situata ndryshoi pasi durrsakët u tërhoqën dhe Elbasani gjeti po shpejt barazimin me një penallti tjetër të akorduar falë ndihmës së VAR-it. Më pas skuadrat për shumë minuta preferuan të mos rrezikonin, duke qëndruar larg portave kundërshtare, me Elbasanin që u hodh në minutat e fundit në sulm.
Selmani bëri heroin duke pritur dy herë penalltinë e Diallo si dhe ndali një tjetër gjuajtje në shtesë. Por as ai nuk mund të bënte asgjë kur mbrojtja e tij në mënyrë të çuditshme për një ekip që ka lojën në ajër si armën e fortë, harroi si mbrohet në goditjen nga këndi të minutës së 95-të dhe Ze Gomesh shënoi me lehtësi golin e fitores 2-1 që i dha tre pikë të arta skuadrës së Elbasanit.





