Gruaja e Mirit, finalistit të Big Brother VIP Albania 5, ka rrëfyer për Top Channel emocionet e saj për natën finale.

Gjatë intervistës ajo është shprehur se vështirësia më e madhe për të ka qenë pjesa e komenteve negative, përfshirë marrëdhënien e bashkëshortit të saj me Selinës.

“Vështirësia më e madhe kanë qenë komentet edhe urrejtja jashtë Big-ut, me Selin dhe Mirin nuk jam mërzitur. Do kisha gënjyer nëse do të thoja që nuk jam prekur nga komentet. Unë kam pasur absolutisht besim te Miri. Vështirësia më e madhe kanë qenë komentet edhe urrejtja jashtë Big-ut, me Selin dhe Mirin nuk jam mërzitur. Do kisha gënjyer nëse do të thoja që nuk jam prekur nga komentet.

Unë jam mësuar nga politika që lexon pak dhe kalon, unë s’kam pasur dyshuar në asnjë moment te Miri. Mesazhi që kam për teleshikuesit është që të mendojnë para se të shkruajnë një gjë, se nesër mund të jeni ju që mund të ofendoheni. Secili ka jetën e vet; para se të hapni gojën, mendohuni një herë, pastaj shkruani. Ka qenë eksperienca e jetës dhe nuk do ta harroj kurrë këtë gjë, edhe unë mendoj se do të jetë mirë në fund fare”, u shpreh gruaja e Mirit.