Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla u pyet nga gazetarët në lidhje me një vendimmarrje të mundshme për Elisa Spiropalin pas kritikave të kësaj të fundit mbi qeverinë. Në përgjigje, Balla tha se Spiropali kritikat nuk i ka shprehur në mbledhjen e grupi.

Balla tha ndër të tjera, se në PS ka një rregull, që çdo fund sesioni bëjnë një analizë për punën dhe performancën e çdo deputeti, dhe sipas tij atëherë do të ketë dhe një vendim për deputeten e PS.

Pjese nga komunikimi me gazetarët

Balla: Është normale që deputetë në grupin e PS të kenë propozime, të kenë kritika. Ky është demokracia brenda grupit parlamentar dhe PS. Këto në korridore në rrjetet sociale nuk i ndjek unë.

Pyetje: A keni marrë një vendim sa i takon Spiropalit pasi është thënë që do merret vendim grupi për qëndrimin dhe mos votim për çështjen e Ballukut?

Balla: Kemi një rregull që në cdo fund sesioni bëjmë një analizë të punës së cdo deputeti. Kryesia e grupit parlamentar i paraqet grupit një raport, kur të vijë ai moment…

Pyetje: Pra PS do të presë fundin e korrikut për një vendimmarrje për zonjën Spiropali?

Balla: Për performancën e cdo deputeti të PS është rregull, atëherë bëhet një performancës. Janë rregulla që ekzistojnë në çdo grup parlamentar

Pyetje: Kritikat që Spiropali adreson në rrjetet sociale i ka shprehur në mbledhjen e grupit parlamentar?

Balla: Jo nuk i ka shprehur, nuk i kam dëgjuar në mbledhje grupi.