Një 23-vjeçar në Kamëz është arrestuar pasi dyshohet të ketë kërcënuar me armë zjarri disa persona pas një konflikti të ndodhur në një lokal (ngjarje e ndodhur më 17 prill).
Në pranga ka rënë shtetasi A.H., 23 vjeç, i cili ka qëlluar në ajër me armë zjarri për të kanosur dy persona të tjerë.
Sipas njoftimit të policisë, në konflikt janë përfshirë gjashtë persona gjithsej, pesë prej të cilëve janë shpallur në kërkim.
Pronari i lokalit sakaq është vënë nën hetim, pasi nuk ka kallëzuar rastin pranë autoriteteve.
Materialet i kaluar Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme hetimore.
“Kamëz/Finalizohet operacioni i koduar “Details”.
Zbardhen rrethanat e konfliktit të ndodhur tre ditë më parë, në ambientet e jashtme të një lokali, në Kamëz. Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 23-vjeçari që dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri, në ajër, gjatë konfliktit, me qëllim kanosjen e 2 shtetasve. Pronari i lokalit po hetohet për moskallëzim të krimit.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të konfliktit të ndodhur më datë 17.04.2026, në ambientet e jashtme të lokalit të shtetasit Xh. D., kanë organizuar dhe finalizuar operacionin e koduar “Details”. Si rezultat i operacionit, u identifikua, u kap dhe u vu në pranga shtetasi A. H., 23 vjeç, banues në Tiranë. Nga hetimet dyshohet se gjatë konfliktit, në të cilin janë përfshirë 6 shtetas, shtetasi A. H. ka qëlluar me armë zjarri, në ajër, për të kanosur njërin nga shtetasit e përfshirë në konflikt dhe një shtetas tjetër që ka tentuar të ndërhyjë. Nga të shtënat nuk ka patur shtetas të dëmtuar. Po punohet për kapjen e shtetasve në kërkim R. S., R. S., F. Gj., D. D. dhe R. Gj., të cilët dyshohet se janë përfshirë në konflikt, si dhe për gjetjen e armës së zjarrit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme“, njofton policia.





