Që nga fundi i korrikut të kaluar, kur Argjira Spanca njoftoi me emocione përmbylljen e rrugëtimit të saj 7-vjeçar në “She’s On Top”, janë shtuar aludimet për atë se kush do ta zëvendësonte në drejtimin e formatit.
Pas disa muajsh pritjeje dhe spekulimesh, duket se vendi bosh në krye të emisionit është plotësuar.
Mësohet se drejtimin e edicionit të shtatë të spektaklit e ka marrë Sara Gjordeni.
Ish-banorja e “Big Brother VIP”, e cila më parë ka qenë edhe pjesë e jurisë së formatit, është rikthyer në një rol qendror, duke firmosur kontratën krah Edi Manushit. Ky rikthim shënon një kapitull të ri për të në televizion, pas eksperiencave të fundit në ekran.
Për Sara Gjordenin, tashmë bionde, ky terren nuk është i panjohur, pasi ajo ka qenë më herët pjesë e këtij formati, ku është vlerësuar për stilin e drejtpërdrejtë dhe praninë e fortë në ekran.
Në paralel me jetën personale si nënë e re, ajo po vijon të zgjerojë edhe aktivitetin profesional. Së fundmi ka lançuar linjën e saj të produkteve kozmetike dhe parfumeve./PAMFLETI





