Dëmtim i  rëndë për Sami Khediran i cili mbyll përpara kohe këtë sezon.

Sipas raportimeve që vijnë nga Gazzetta Dello Sport analizat, të cilave u është nënshtruar mesfushori gjerman për të përcaktuar shkallën e dëmtimit kanë vërtetuar se për t’u kthyer i gatshëm për të luajtur sërish,

Khediras do t’i duhen minimalisht 2 muaj dhe për këtë arsye ky sezon futbollistik mund të konsiderohet i mbyllur për të.

Një humbje e madhe kjo për trajnerin Sarri dhe Juventusin që kishte nevojë për ekpseriencën e Khediras në këtë periudhë të ngjeshur me ndeshje.