Alamara Djabi mesfushori i ri i Midtjylland fundjavën e kaluar në Herning u përfshi në një sulm me thikë, por nuk është në rrezik për jetën.

Vetë klubi danez bëri të ditur gjithçka nëpërmjet një komunikate të publikuar në kanalet e tij zyrtare teksa tregoi ngjarjen duke qartësuar edhe gjendjen e futbollistit

‘Futbollisti 19 vjeçar i FCM mbeti i plagosur rëndë në një sulm me thikë dhe tani është një gjendje stabël pas 2 ndërhyrjeve kirurgjikale. Është zgjuar nga koma farmakologjike dhe duke parë rrethanat, është mirë. L’FC Midtjylland është në kontakt dhe po bashkëpunon me autoritetet dhe i ofron mbështetjen futbollistit dhe familjes së tij’ , theksohet në komunikatën e Midtjylland.