Pas lajmeve se Barcelona e konsideron si një lëvizje cilësore për majën e sulmit, nga Turqia njoftohen lajme të reja për Vedat Muriqin dhe në prapaskena flitet se po gatuhet një rikthim i madh.Sipas raportimeve nga mediat turke, Fenerbahçeka arritur një marrëveshje paraprake me sulmuesin e Kosovës për transferimin në verë në Stamboll.
Kryeqytetasit e kërkojnë me ngulm Muriqin, pasi në këtë moment nuk kanë asnjë qendërsulmues përveç 19-vjeçarit Sidiki Cherif. Kështu, Muriqi do të vinte edhe me sigurinë se do të luante çdo ndeshje si titullar.
Pas marrëveshjes së parashtruar me lojtarin, hapi i radhës për Fenerbahçe është marrëveshja me klubin e Mallorcas, që ka një kontratë aktive me Muriqin.Spanjollët kërkojnë 10-milionë euro për 31-vjeçarin, një shifër që pritet të negociohet nga palët. Vedat Muriqi është i dyti në garën për golashënuesin më të mirë të La Ligës me 21 gola pas yllit të Real Madridit, Kylian Mbappe (23).
Ai ka luajtur në 30 ndeshje zyrtare këtë sezon, duke nisur si titullar 29 prej tyre. Vedat Muriqi e veshi fanellën verdhë-blu gjatë sezonit 2019-2020. Këtë rikthim do ta prishte vetëm një ndërhyrje në formë zyrtare e Barcelonës.





