Dhuna në Rripin e Gazës ka arritur kulmin javor këtë muaj që nga hyrja në fuqi e armëpushimit të ndërmjetësuar nga SHBA më 10 tetor, njoftoi OKB.

Sipas zëdhënësit të sekretarit të përgjithshëm Antonio Guterres, Stephane Dujarric, numri i incidenteve ,përfshirë zjarrin, granatimet dhe sulmet, u rrit me 46% gjatë javës 12–18 prill krahasuar me javën paraardhëse. Të dhënat bazohen në raportet e OCHA.

Ky është niveli më i lartë i regjistruar që nga fillimi i armëpushimit. Ushtria izraelite deklaroi se po shqyrton këto raportime.
Aktualisht, forcat izraelite mbajnë nën kontroll rreth gjysmën e territorit, ndërsa Hamas ka rivendosur kontrollin në pjesën tjetër. Lëvizja kërkon ndalimin e sulmeve dhe rritjen e ndihmave humanitare përpara se të pranojë fazën e dytë të planit të propozuar nga presidenti amerikan Donald Trump, duke refuzuar gjithashtu çarmatimin.
Sipas autoriteteve shëndetësore në Gaza, të paktën 770 palestinezë janë vrarë që nga hyrja në fuqi e armëpushimit.

Ndërkohë, që nga fillimi i luftës më 7 tetor 2023, pas sulmit të Hamasit në jug të Izraelit ku u vranë mbi 1,200 persona, shumica civilë, ofensiva izraelite ka shkaktuar mbi 72,500 viktima në Gaza, sipas të dhënave që konsiderohen të besueshme nga OKB-ja.