Brenda reality show-t “Ferma VIP”, poetja Mimoza Ahmeti po vazhdon të jetë një nga personazhet më të komentuar për mënyrën e saj të drejtpërdrejtë dhe humorin e veçantë, që shpesh shndërrohet në momente virale në rrjet.

Në ditët e fundit, vëmendja është përqendruar te “komunikimi me dron” që po ndodh mbi fermë. Fillimisht, mbi ambientet e spektaklit u shfaq një dron surprizë nga këngëtarja Tayna, një moment që u prit me entuziazëm nga banorët dhe u shpërnda gjerësisht në rrjetet sociale.

Por surprizat nuk u ndalën aty. Pas Taynës, një tjetër emër i njohur i skenës muzikore shqiptare, Dafina Zeqiri, i dërgoi gjithashtu një dron Mozës në “Ferma VIP”, duke shtuar edhe më shumë zhurmën dhe kuriozitetin rreth formatit.

E frymëzuar nga këto momente, Mimoza Ahmeti reagoi në mënyrën e saj karakteristike, duke i drejtuar një thirrje publike edhe këngëtares Era Istrefi. Me humor dhe pa filtra, ajo u shpreh: “O Era Istrefi, na dërgo një dron mi”, duke shkaktuar reagime të menjëhershme dhe diskutime të shumta në rrjet.