Ermiona Lekbello u largua këtë të premte nga Ferma Vip. Në reagimin e saj të parë pas daljes, nga studio, Ermiona tha se ka pasur persona që e donin atë jashtë, ndërsa ka folur edhe me emra, duke treguar ata që ajo i cilëson si të djallëzuar.
“Kishte njerëz që donin të më hiqnin qafe. Janë shumë të djallëzuar. Vanesa me lot krokodili, Indri që futi dy femra në mes dhe tha më falni, Iliri që bën lojën që do t’i ngatërroj. Shpresoj mos jenë djaj.
Bora që ndenji deri në mëngjes dhe na tregoi përralla. Vajza ime është 27 vjeçe dhe më duket dede përpara atyre 26-vjeçareve atje, sepse nuk ka djallëzi. Këto janë edhe jashtë kështu”, tha Ermiona.





