Mesfushori i Teutës, Ardit Toli, ka folur në prag të përballjes së radhës në kampionat ndaj Bylisit. Lojtari i durrsakëve shprehet optimist për një rezultat pozitiv dhe thekson rëndësinë e këtij takimi për objektivat e skuadrës.

Ardit, si po përgatitet Teuta për ndeshjen ndaj Bylisit?

Po punojmë maksimalisht gjatë gjithë javës. E dimë që është një ndeshje e vështirë, por jemi të fokusuar dhe të përgatitur për të dhënë më të mirën në fushë.

Çfarë e bën këtë përballje të veçantë?

Çdo ndeshje në këtë fazë ka peshë. Pikët janë shumë të rëndësishme dhe nuk kemi hapësirë për gabime. Bylisi është një skuadër që lufton fort, ndaj duhet kujdes maksimal.

Si e vlerëson kundërshtarin?

Është një ekip kompakt, që mbyllet mirë dhe del shpejt në kundërsulm. Duhet të jemi të përqendruar gjatë gjithë ndeshjes dhe të shfrytëzojmë rastet tona.

Cili është objektivi i Teutës në këtë ndeshje?

Objektivi është i qartë: vetëm fitorja. Luajmë në çdo ndeshje për tre pikët dhe kështu do të jetë edhe këtë herë. Tifozët i falënderoj për mbështetjen. Shpresojmë t’i gëzojmë me një rezultat pozitiv dhe t’i kemi gjithmonë pranë nesh.