Një person është gjetur i pajetë në tualetet e stadiumit të Schalke-s, “Veltins Arena”, gati 24 orë pas takimit të fituar nga vendasit përballë Preussen Munster.65-vjeçari u gjet nga një sanitar gjatë kontrolleve rutinë të enjten. Në vendngjarje mbërriti menjëherë edhe Policia, e cila ka rrethuar zonën për të kryer hetimet.Sipas medieve gjermane deri më tani personit në fjalë nuk i janë gjetur shenja dhune në trup dhe mendohet se shkaqet e vdekjes mund të kenë qenë natyrale.
Për hetuesit mbetet mister fakti se askush nuk ka denononcuar në Polici mungesën e 65-vjeçarit. I ndjeri u raportua se banonte në Gelsenkirchen. Për këtë humbje skuadra që udhëheq 2.Bundesliga mbajti edhe një qëndrim zyrtar: “Schalke 04 shpreh ngushëllimet e saj më të thella për të afërmit e të ndjerit. Hetimet mbi rrethanat e vdekjes së tij janë duke vazhduar dhe klubi pret që gjithçka të zbardhet nga autoritetet përgjegjëse dhe policia”.





