Autoritetet turke kanë vendosur detyrim për bartjen e maskës në tre qytetet më të mëdha dhe do të vendosin orë policore të kufizuar për shkak të provimeve të studentëve për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, pas rritjes së rasteve të reja pas rihapjes së shumë kompanive.
Guvernatorët e Stambollit, Ankarasë dhe Bursës kanë njoftuar se maska do të jetë e detyrueshme në bazë të rekomandimeve të Këshillit Këshillëdhënës Shkencor. Maskat, tani janë të detyrueshme në 47 nga gjithsej 81 provincat e Turqisë.
Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) tha se ora policore do të vendoset nesër dhe fundjavën e ardhshme, kur studentët në të gjithë Turqinë do të hyjnë në provime.
Që nga fillimi i epidemisë, më shumë se 184.000 raste janë konfirmuar në Turqi, ndërsa kanë vdekur 4.882 persona.





