Vetëm pak ditë pas rinisjes së futbollit në Kosovë, një gjyqtar në këtë vend ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Bëhet fjalë për Ilir Mehmetin, i cili e ka konfirmuar diçka të tillë në profilin e tij zyrtar në “Facebook”, ku shkuar se pas testit të kryer ka rezultuar pozitiv. Gjithashtu Mehmeti shkruan se është shumë mirë nga gjendja shëndetësore dhe është vetëizoluar menjëherë.
Ai ishte pjesë e gjyqtarëve që vendosën drejtës në ndeshjen Prishtina-Ferizaj në javën e kaluar dhe të gjithë tani janë në ankth.
“Të nderuar miq, pas testimit ne Qendrën Infektive për shkak të disa simptomave të shfaqura, unë sot kam rezultuar pozitiv me Covid-19. Menjëherë jam vetëizoluar dhe jam ne gjendje te mirë shëndetësore. Shpresoj shumë se numri i te prekurve nga Covid-19 do të zvogëlohet në ditët në vijim dhe se do ta kalojmë këtë pandemi sa më lehtë që është e mundur”, ka shkruar Mehmeti në “Facebook”.





