Astrologia Chrysanthi Kalogeri ka bërë parashikimin për muajin maj, duke e cilësuar atë si një periudhë të pazakontë me tre faza të rëndësishme hënore: hëna e plotë në Akrep në fillim të muajit, hëna e re në Dem më 16 maj dhe një tjetër hënë e plotë në Shigjetar në fund.

Sipas saj, maji pritet të sjellë zhvillime të forta si në aspektin financiar, ashtu edhe në atë emocional. Gjysma e parë e muajit kërkon kujdes në vendimmarrje dhe menaxhim më të mirë të situatave, ndërsa pjesa e dytë konsiderohet më pozitive, duke hapur mundësi për fillime të reja dhe realizime konkrete.

Shenjat do të përballen me sfida të ndryshme, nga presioni në punë dhe marrëdhënie, te ndryshime në jetën personale dhe profesionale. Megjithatë, fundi i muajit shihet si një periudhë më e favorshme, me mundësi për stabilitet, përmirësim financiar dhe forcim të lidhjeve personale.

Në tërësi, maji vlerësohet si një muaj dinamik, me sfida në fillim dhe shpërblime në vijim për ata që tregojnë kujdes dhe këmbëngulje.