Bllokimi i Ngushgticës së Hormuzit ka rritur ndjeshëm çmimet e naftës, ndësa ka goditur gjithashtu edhe tregjet botërore. Çmimet e naftës u rritën fillimisht të hënën në mëngjes, pasi Irani pretendoi se kishte sulmuar një anije të Marinës Amerikane dhe e kishte penguar atë të hynte në Ngushticën e Hormuzit. Komanda Qendrore Amerikane mohoi se ndonjë anije e Marinës ishte shënjestruar dhe më pas njoftoi se dy anije me flamur amerikan kishin kaluar me sukses Ngushticën.
Mediat shkruajnë se ndërsa çmimet e naftës bruto ranë nga nivelet e tyre maksimale, tregjet janë në gatishmëri për një dështim të mundshëm të armëpushimit SHBA-Iran. Kontratat e ardhshme të indeksit S&P 500 ranë mes zotimit të Iranit për të sulmuar çdo anije ushtarake të huaj që i afrohet Ngushticës së Hormuzit, pasi Komanda Qendrore e SHBA-së njoftoi nisjen e Projektit Freedom për të shoqëruar tankerët e bllokuar përmes Ngushticës.
Çmimet e naftës rriten, por jashtë niveleve maksimale
Kontratat e ardhshme të naftës bruto amerikane u rritën me 0.4% në 102.33 dollarë për fuçi të hënën në mëngjes, sipas të dhënave të Grupit CME. Çmimet e naftës ranë nga niveli maksimal prej 107.46 dollarësh pasi ushtria amerikane mohoi se një anije e Marinës ishte sulmuar. Kontratat e ardhshme të naftës bruto Brent u rritën me 1.7% në pak mbi 110 dollarë në Evropë, sipas të dhënave të Bursës Intercontinental.
Çmimet e naftës amerikane kishin rënë deri në 80 dollarë për fuçi në javët që kur Presidenti Donald Trump dhe Irani ranë dakord për një armëpushim. Por çmimet ishin rritur përsëri pranë nivelit 100 dollarë për shkak të pamundësisë së SHBA-së dhe Iranit për t’u rikthyer në tryezën e negociatave.





