Emiratet e Bashkuara Arabe kanë bërë të ditur se Irani ka lëshuar katër raketa në drejtim të territorit të tyre, në një incident që ka rritur ndjeshëm masat e sigurisë në vend.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Emirateve, tre prej raketave janë kapur dhe shkatërruar mbi ujërat territoriale, ndërsa një tjetër ka rënë në det, pa shkaktuar dëme në tokë dhe pa raportime për viktima.

Ngjarja ndodh në një moment tensioni të shtuar në rajon, ndërsa më herët qytetarët në Dubai kanë marrë në telefon alarme urgjente sigurie.

Mesazhet paralajmëronin për rrezik të mundshëm me raketa dhe u kërkonin qytetarëve të kërkonin strehim të menjëhershëm.

Autoritetet u kanë bërë thirrje banorëve të qëndrojnë larg dritareve dhe hapësirave të hapura dhe të ndjekin udhëzimet zyrtare deri në normalizimin e situatës.