Presidenti amerikan Donald Trump ka bërë një deklaratë në rrjetin e tij Truth Social lidhur me situatën e sigurisë në rajon dhe lëvizjet detare në kuadër të operacionit “Project Freedom”.

Sipas tij, Irani ka ndërmarrë disa sulme ndaj “vendeve të pa përfshira drejtpërdrejt” në lidhje me lëvizjen e anijeve, duke përmendur edhe një anije mallrash nga Koreja e Jugut.

“Ndoshta është koha që Koreja e Jugut t’i bashkohet misionit,” shkruan Trump.

Ai pretendon gjithashtu se forcat amerikane kanë rrëzuar shtatë mjete të vogla lundruese, të cilat i përshkruan si “barka të shpejta”, duke shtuar se “kjo është gjithçka që u ka mbetur”.

Sipas tij, përveç incidentit me anijen koreano-jugore, aktualisht nuk është raportuar dëmtim tjetër në kalimin e ngushticës së Hormuzit.

Në fund të deklaratës, Trump njofton se Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth dhe kryetari i Shefave të Shtabit të Përbashkët, Dan Caine, do të mbajnë një konferencë për shtyp nesër në mëngjes.

“Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje,” përfundon deklarata e tij.