Presidenti rus Vladimir Putin ka shpallur një armëpushim dyditor në luftën me Ukrainën, më 8 dhe 9 maj, në kuadër të festimeve për Ditën e Fitores në Luftën e Dytë Botërore.
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë, gjatë këtyre dy ditëve ushtria ruse do të ndalojë operacionet ushtarake, duke e cilësuar vendimin si të lidhur me ceremonitë përkujtimore të fitores ndaj Gjermanisë naziste.
Në të njëjtën deklaratë, Moska paralajmëron se çdo përpjekje nga Ukraina për të goditur apo prishur armëpushimin mund të pasohet me sulme ndaj objektivave në Kiev.
Autoritetet ruse u bënë thirrje edhe civilëve dhe stafit diplomatik në kryeqytetin ukrainas të marrin masa sigurie dhe të largohen nga zonat e rrezikuara.
Nga ana tjetër, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e ka cilësuar propozimin si të pamjaftueshëm dhe jo serioz, duke thënë se Kievi nuk ka marrë një ofertë zyrtare të plotë për armëpushim dhe se situata në front mbetet aktive.





