Kryeministri Edi Rama ka marrë fjalën, në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit për krijimin e Agjencisë Kombëtare të Shërbimeve Arsimore mes Ministrisë së Arsimit dhe Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF).

“Hodhëm hapin e parë të digjitalizimit, me provimet e hyrjes në universitete, duke vendosur një sistem rankimi të bazuar në rezultate dhe duke bërë praktikisht të pamundur vazhdimin e rrugës së kaosit ku kush kishte një mbështetje, një lidhje apo një mundësi për të paguar, të kapërcente dhe zinte vendin e dikujt tjetër që nuk kishte mbështetje dhe mundësi për të paguar. Në atë kohë pati shumë reagime kundër një procesi i tillë, por vetë procesi i hodhi poshtë të gjitha reagimet, pasi për herë të parë nuk kishte ankesa. Ankesat që shoqëronin procesin e futjes në universitet avulluan.”, tha Rama.