Aksidenti ka ndodhur mëngjesin e sotëm në zonën e Spitallës, në lagjen 15 të Durrësit.

Sipas informacioneve, në aksident është përfshirë një automjet tip “Ford” i bardhë, ku drejtues ishte djali, ndërsa pasagjer babai i moshuar.

Mjeti “Ford” ka përplasur makinat e parkuara anës rrugës dhe është pëmbysur në rrugë duke shkaktuar dëme të shumta materiale. Dy personat që ndodheshin në mjet janë transportuar menjëherë në spital, ku fatmirësisht i moshuari ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe në gjendje të mirë shëndetësore.

Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë pagjumësia e drejtuesit të mjetit.