Ish-banorja e formatit “Big Brother VIP Kosova”, Shqipe Hysenaj, ka shprehur qëndrimin e saj rreth vendimit të produksionit të “Ferma VIP” për të anuluar televotimin e javës, pas incidentit verbal mes Olës dhe moderatores Arbana Osmani.

Përmes një postimi në platformat digjitale, Hysenaj ka ngritur pikëpyetje mbi konsistencën e vlerësimeve të drejtueses së programit, duke argumentuar se termi i përdorur, fillimisht, nuk ishte cilësuar si ofendues nga vetë paneli kur i ishte drejtuar një tjetër banori.

Në reagimin e saj, ajo deklaron:

Pse duhet të anullohej televotimi?! Ndërkohë që kjo fjalë sipas prezantueses dhe opinionistes nuk është ofenduese? Mos vallë prezantuesja jonë e dashur e mori shumë përzemër dhe personale atë fjalë që 1 min më parë e justifikoi?!!! Kur u përdor kundrejt saj do të thotë që i dogji përderisa në televotim shkon vetëm 1 person.”

Më tej, Hysenaj ka pretenduar për një qasje të njëanshme të stafit realizues në favor të shkrimtares Mimoza Ahmeti, duke e përkufizuar masën disiplinore ndaj Olës si një veprim penalizues të qëllimshëm dhe duke kritikuar metodologjinë e moderimit.

Lidhur me këtë aspekt, ajo shtoi:
Unë besoj që kjo është një vepër hakmarrëse dhe është shumë e kuptueshme që duan ta nxjerrin keq vajzën dhe të gjithë stafi i fermës janë me Mozën.. Ky nuk është moderimi që i duhet fermës, ky është moderim stil Big Brother, se Moza shumë punë nuk bën dhe ka tolerancë, fermerët kanë hyrë për të punuar, jo për love story. E dashur moderatore ti pate vetëkontroll në moment, poooooor më passs more “si pushka jevgut” (shprehja jote kjo) ????????????????”

Ish-banorja e BBV i del në mbrojtje Olës pasi quajti Arbanën